14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Rashiq: Çdo marrëveshje duhet të jetë e bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

- Advertisement -

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se çdo proces i marrëveshjes duhet të jetë i bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Duke folur për draft-propozimin e Ekipit Menaxhues, Rashiq tha se ata do duhej të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për të vendosur në cilat sfera mund të bashkëpunojnë.

Ai thotë se statuti i Asociacionit nuk duhet të lejojë që të ketë dorë partia e Vuçiqit

“Ky statut e siguron mos përzierjen e strukturave të regjimit, në këtë rast partisë progresiste në Beograd në procesin zgjedhor në Kosovë. Një prej shtyllave më të potencuara në një proces të marrëveshjes, është fakti se cila do marrëveshje duhet të jetë e bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.  Unë do të kisha bërë një propozim komplet të mbështetur në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Sipas meje, grupi menaxhues duhet të jetë grup teknik, të cilët në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e përcakton ku janë ato sfera me të cilat mund të bashkëpunohet. Mirëpo, një gjë të tillë nuk e kam parë që ka ndodhur”, deklaroi Rashiq në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Madje, Rashiq vlerësoi se në këtë mes është fajtor edhe Brukseli, përfshirë këtu edhe kryenegociatorët e mëhershëm./teve1.info/.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit