Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja

- Advertisement -

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, theksoi se kompromiset janë të pashmangshme dhe se askush nuk dëshiron zgjedhje të reja.

Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, deklaroi se padyshim do të ketë kompromise lidhur me kandidatët për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Në këtë moment, asnjë partie politike nuk i konvenojnë tensionet, madje as debatet për zgjedhje të reja. Mendoj se qytetarët janë të lodhur nga zgjedhjet dhe partitë politike e dinë mirë këtë. Politikanët më me përvojë e kuptojnë se në këtë rast duhet të bisedojmë për kandidatët. Është e nevojshme të merret përgjegjësia dhe të jemi në Kuvend për ta përfunduar këtë proces”, tha Rashiq për RTK21.

Të ngjashme

Të fundit