24.8 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Rashica te Besiktasi edhe për dy sezone

- Advertisement -

E ardhmja e yllit kosovar, Milot Rashicës, do të jetë në Superligën e Turqisë së paku edhe për dy sezone.

Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht për Klankosova.tv menaxheri i Rashicës, Altin Lala.

“Miloti do të qëndrojë në Besiktas edhe dy sezone”, tha Lala për Klankosova.tv.

Ylli dardan në sezonin 2024-25 i ka luajtur 41 ndeshje me Besiktasin në të gjitha garat, ku ka shënuar pesë gola dhe i ka dhuruar 12 asistime.

Të ngjashme

Të fundit