Klubi ukrainas, Metalist 1925, e ka zyrtarizuar të premten mbrëma transferimin e sulmuesit të talentuar, Ermir Rashica.
20-vjeçari më herët të premten njoftoi se është larguar nga Skënderbeu i Korçës.
Është raportuar se transferimi i Rashicës i ka kushtuar Metalistit 800 mijë euro.
Ai është zhvilluar te Trepça ’89, pasi fillimisht nisi me futboll në qytetin e Vushtrrisë.
Rashica u shpall lojtari më i mirë i ri në Shqipëri për vitin 2024, ndërsa ishte në konkurrencë edhe për lojtarin më të mirë. Tashmë është pjesë e U21 të Shqipërisë.
Në kampionatin e kaluar Metalist 1925 ishte i fundit në elitën e Ukrainës dhe ra në kategorinë e dytë. Aktualisht është i pesti në kategorinë e dytë ukrainase.
Sulmuesi ka firmosur për tri vjet e gjysmë. Te Skënderbeu ishte prej verës së vitit 2023.