Kosova e nisi mbarë me fitore epokën nën Franco Fodën, duke mposhtur të premten Armeninë me rezultat 1-0, në kuadër të një miqësore.
Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi Milot Rashica në minutën e 25′.
Pas ndeshjes ka folur autori i golit, Rashica, i cili e cilësoi fitoren si fillim të mirë me trajnerin e ri Franco Fodën, për të cilin tha edhe fjalë të mira.
“Është një fillim i mirë, i mbarë, shpresojmë të vazhdojmë. Kështu trajneri i ri ka pru energji të re me stafin, kemi pasur tre katër stërvitje shumë të mira, shpresojmë të aplikojmë në ndeshje”, u shpreh Rashica.
“Është krejt mirë kur shënon për Kosovën, patëm disa raste, duhej të shënoja edhe një gol”.
“Është e rëndësishme që po krijojmë raste, t’i përfundojmë rastet në mënyrë më të mundshme”.
Kosova do ta luajë edhe një ndeshje miqësore ndaj Hungarisë, katër ditë më vonë.