1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Rashica pas ndeshjes: Treguam vetëbesim

- Advertisement -

Milot Rashica është shprehur i lumtur me fitoren e Kosovës ndaj Irlandës së Veriut.

Lojtari bëri një paraqitje të mirë në fitoren e “Dardanëve” 3-2.

“Ishim më të sigurt dhe me më shumë vetëbesim në aksione, ndaj kjo na ndihmoi për të shënuar dhe për të vënë në vështirësi kundërshtarin. Si unë, edhe Bytyçi u sakrifikuam jo pak, pasi në futboll duhet që të gjithë të japin maksimumin, si mënyra e vetme për të marrë rezultat pozitiv. Sot i bëmë gjërat si duhet dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”, u shpreh Rashica.

Lojtari ishte protagonist kryesor në penaltinë e fituar për golin e parë, pasi u pengua nga mbrojtja mysafire në mënyrë të palejuar. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit