Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është shprehur i lumtur me fitoren 0:3 ndaj Andorrës.
“Jemi kthyer tek loja jonë”, ka thënë Rashica pas ndeshjes.
“Duhet të vazhdojmë kështu”, ka shtuar ai, pas dygolëshit të realizuar.
Ai ka folur edhe për sulmuesin Albion Rrahmani dhe lëndimin që pësoi.
“Po bën kontrollet dhe shpresojmë që të kthehet sa më shpejt sepse ishte moment shumë i keq për neve”.