0.6 C
New York
Sunday, March 2, 2025

Buy now

Rashica ndihmon Norwichin në triumfin e madh ndaj Evertonit

- Advertisement -


Milot Rashica ka patur një paraqitje mjaft të mirë, përkundër që nuk ka arritur të shënojë apo asistojë.

Norwich triumfoi 2:1 ndaj Evertonit duke e arritur kështu një fitore të madhe në luftë për mbijetesë.

Keane realizoi autogol në minutën e 16-të për t’i dhënë epërsinë fillestare “kanarinave”, kurse dy minuta më vonë Idah e dyfishoi epërsinë.

2:0 ishte epilogu i pjesës së parë të kësaj ndeshje. Në të dytën mysafirët tentuan që të dalin të paktën me një pikë, por nuk arritën dot.

Krejt çfarë bënë ishte goli i ngyushtimit të rezultatit i shënuar nga Richarlison në minutën e 60-të.

Rashica pati paraqitje të mirë duke ndihmuar ekipin shumë në ndërtimin e aksioneve e po ashtu kontribut dha edhe në defanzivë.

Në fund të ndeshjes, Rashica pati mundësi të artë për të shënuar, por goditja e tij preku vetëm shtyllën.

Me këtë fitore, Norwich ngjitet në vendin e 18-të me 13 pikë gjithsej, kurse Everton mbetet i 15-ti me 19 pikë të tubuara. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit