17.9 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Rashica mbetet te Beshiktashi

- Advertisement -

Milot Rashica, megjithatë do të mbetet pjesë e skuadrës së Beshiktashit për sezonin 2025/26, kanë raportuar mediumet turke.

Mësohet se përkundër interesimit nga disa klube tjera, drejtuesit e Beshiktashit vendosën ta mbajnë Rashicën pasi vlerësuan kushtet e kontratës së tij.

Sulmuesi i Kosovës ishte në listën e transferimeve dhe te Beshiktashi shpresonin që ta shisnin këtë verë, pasi Rashica nuk bënte pjesë në planet e klubit.

Për kartonin e Rashicës, ekipi turk kërkonte të paktën 10 milionë euro kurse interesim për transferimin e tij, kishin shprehur klubet nga Turqia, Italia, Gjermania e Greqia.

29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 me Beshiktashin, ekip që iu bashkua në vitin 2023 kurse këtë sezon ka shënuar 1 gol në 4 paraqitje.

Të ngjashme

Të fundit