23.1 C
New York
Friday, September 5, 2025

Buy now

Rashica kërkohet nga ekipet greke

- Advertisement -

E ardhmja e Milot Rashicës mbetet e paqartë te Beshiktashi, pasi klubi turk po shpreson ta shesë futbollistin e Kosovës deri javën e ardhshme.

Në Turqi e Greqi, afati kalimtar i verës është i hapur deri më 14 shtator dhe pikërisht disa ekipe greke kanë shprehur interesim për sulmuesin e krahut.

Trajneri i ri i Beshiktashit, Sergen Yalcin nuk llogarit në Rashicën dhe drejtuesit e klubit po presin dhe shqyrtojnë ofertat për 29-vjeçarin.

Emrat e skuadrave nga Greqia nuk janë zbuluar por te Beshiktashi po shpresojnë të gjejnë blerës për Rashicën, qoftë edhe në Turqi, pasi ka tërhequr interesimin e disa ekipeve.

Rashica në vitin 2023 iu bashkua Beshikashit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027 dhe me të cilin ka regjistruar 86 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 19 asistime.

Krahas Rashicës, Beshiktashi po synon edhe shitjen e futbollistit të Shqipërisë, Ernest Muçi.

Të ngjashme

Të fundit