15.7 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Rashica: E dimë kualitetin e Islandës, por më shumë duhet të fokusohemi tek kualiteti ynë

- Advertisement -

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka thënë se në kualifikimi në një kampionat është ëndrra e çdonjërit, andaj ka thënë se mbesin me shpresë që ta arrijnë një ditë.

Në konferencën për media në prag të ndeshjes me Islandën, lojtari i Besiktasit ka thënë se janë në dijeni për kualitetin që e ka Islanda, sidomos në pjesën ofensive.

“Gjendja është shumë e mirë edhe pse koha ka qenë e shkurtër por prape gjithë kanë ardhur në formën më të mirë dhe ka me qenë ndeshja e parë dhe mundohemi ta shfrytëzojmë sa mirë me rezultatet sa më të mira. E dimë kualitetin Islandës, pjesën ofensive e kanë shumë i forte por më shumë duhet të fokusohemi tek kualiteti ynë dhe kemi shumë gjëra pozitive dhe t’ia fillojmë sa më mirë. Kualifikimi është ëndrra e çdonjërit dhe shpresojmë të arrijmë sa shume. Edhe këto e kanë rëndësinë e vet duhet me fituar dhe kemi kohë për kualifikime të tjera. Është e rëndësishme si kombëtare me provuar për ne vetën me shtetet që janë liga më te larta dhe na ndihmon për t’u përgatitur për te ardhmen”, ka thënë Rashica.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit