13 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Rashica do të largohet nga Beshiktashi

- Advertisement -

Kombëtares së Kosovës në futboll, Milot Rashica sipas mediumeve në Turqi, po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e Beshiktashit.

Bëhet e ditur se Rashica nuk është në planet e trajnerit Ole-Gunnar Solskjaer, i cili tashmë ka dhënë miratimin për shitjen e sulmuesit të krahut në verë.

28-vjeçari këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 9 asistime në 36 ndeshje për Beshiktashin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Rashica prej vitit 2023 është pjesë e Beshiktashit dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 7.5 milionë euro. Para Beshiktashit, Rashica ka luajtur edhe për Galatasarayn, Norwich Cityn, Werder Bremenin dhe Vitessen.

Të ngjashme

Të fundit