7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Rashica bëhet me trajner të ri

- Advertisement -

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica është bërë me trajner të ri te Beshiktashi. Në postin e trajnerit të parë te Beshiktashi është emëruar Burak Yilmaz. Ai ka zëvendësuar trajnerin e dorëhequr, Shenoll Gynesh.

Yilmaz ishte ndihmës i Gyneshit, ndërsa nga ndeshja e ardhshme në kampionatin turk, do ta drejtojë ekipin si trajner i parë.

“Oas takimit të sotëm me presidentin tonë, Ahmet Nur Çebi, u vendos që ndihmëstrajneri ynë Burak Yilmaz do ta drejtojë si trajner ekipin pas dorëheqjes së Shenoll Gyneshit”, shkruan në njoftimin e klubit turk.

Beshiktashi është në vendin e katërt me 16 pikë nga tetë ndeshje. Në vendin e parë është Fenerbahçe me 24 pikë. Sulmuesi i krahut, Rashica në ndeshjet e fundit kryesisht është aktivizuar nga stoli.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit