Marcus Rashford edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Barcelonës.
Pas shumë spekulime rreth të ardhmes së tij, Rashford më në fund arriti që t’i bashkohet kampionëve të Spanjës.
Ai, vjen në “Camp Nou” në formë huazimi me të drejtë blerjeje, pas arritjes së akordit me Manchester Unitedin.
Anglezi, do të mbajë numrin 14 në fanellë si dhe do të jetë anglezi i dytë pas Gary Lineker që do të luajë për “Blaugranat”.
27 vjeçari sezonin që lamë pas bëri 41 paraqitje me Manchester Unitedin dhe Aston Villës, ku shënoi 11 gola dhe bëri 9 asistime.