17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Rashford i vendosur për t’u bashkuar me gjigantin evropian në verë

- Advertisement -

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, aktualisht i huazuar në Aston Villa , shpreson se forma e tij e fundit do të bjerë në sy të gjigantëve evropianë, sipas talkSPORT .

27-vjeçari thuhet se ende ëndërron të luajë për Barcelonën dhe do të mirëpriste një transferim te klubi katalanas verën e ardhshme.

Interesim për sulmuesin anglez ka shfaqur edhe kampioni i ri i Francës, Paris Saint-Germain.

Megjithatë mediat angleze kanë raprotuar se nuk ka gjasa që Rashford të vazhdojë te Manchester United për sa kohë që Ruben Amorim të mbetet trajner.

Dimrin e kaluar, para se të bashkohej me Aston Villa, raportet treguan dëshirën e Rashford për t’u transferuar te Barcelona.

Me Villa, sulmuesi ka luajtur 15 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë gjashtë asistime.

Të ngjashme

Të fundit