22.9 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Rashford i thotë ‘Po’ ribashkimit me Jose Mourinhon, tani pritet marrëveshja mes dy klubeve

- Advertisement -

Marcus Rashford raportohet se ka dhënë miratimin e tij për një transferim te Fenerbahçe, pas një bisede telefonike me trajnerin Jose Mourinho.

Sulmuesi anglez është i hapur për një largim nga Manchester United, ku ka kaluar të gjithë karrierën e tij deri më tani përveç gjashtë muajve si i huazuar te Aston Villa.

Rashford dhe Mourinho kanë punuar së bashku te “Djajtë e Kuq” në periudhën 2016–2018, kohë gjatë së cilës Rashford realizoi 28 gola në 125 ndeshje zyrtare.

Sipas asaj që ka raportuar Goal.com, biseda me trajnerin portugez ka qenë vendimtare për vendimin e Rashford, që sheh Fenerbahçen si një sfidë të re interesante.

Manchester United është tashmë në dijeni të interesimit të klubit turk dhe po përgatitet për një ofertë të mundshme zyrtare.

Transferimi i Rashford në Turqi do të ishte një lëvizje e papritur, por jo e pamundur, duke marrë parasysh ndryshimet që po ndodhin në skuadrën e United.

Bisedimet pritet të intensifikohen në ditët në vijim, ndërsa Mourinho vazhdon të ndërtojë një ekip konkurrues për sezonin e ri.

Të ngjashme

Të fundit