7.9 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

Rashford e konfirmon: Nuk është hera e parë që fola me Barcelonën, por tani ishte momenti im

- Advertisement -

Sulmuesi Marcus Rashford ka zbuluar se huazimi i tij te Barcelona këtë verë nuk ishte hera e parë që kishte biseduar me klubin katalunas për një transferim.

Megjithatë, pas 24 vitesh te Manchester United, sulmuesi anglez ndjeu se kishte ardhur koha për një ndryshim.

Rashford, i cili kishte mbetur jashtë planeve të Ruben Amorim pas periudhës së huazimit te Aston Villa, po kalon një formë shumë të mirë në Spanjë — me pesë gola në 12 paraqitje, përfshirë dy gola në fitoren 6-1 ndaj Olympiacos në Ligën e Kampionëve.

Në një intervistë për ESPN para “El Clasicos” të së dielës ndaj Real Madridit, Rashford shpjegoi arsyen e vendimit për të lënë “Old Trafford”.

“Ishte shumë vite në një vend. Njerëzit ndoshta e harrojnë këtë, por 24 vjet… ndonjëherë thjesht ke nevojë për një ndryshim. Po e shijoj çdo gjë këtu”.

Sulmuesi 27-vjeçar zbuloi gjithashtu se kontaktet me Barcelonën kanë ekzistuar prej kohësh.

“Nuk është hera e parë që kam folur me Barcelonën për mundësinë e kalimit këtu, por për arsye të ndryshme nuk ndodhi më herët. Tani është momenti im”.

I pyetur për përvojën e tij te klubi blaugranas, Rashford nuk fshehu entuziazmin.

“Po, sigurisht. Po e shijoj këtë klub. Barcelona është një nga klubet më të rëndësishme në historinë e futbollit. Për çdo lojtar është një nder të luash këtu”.

Të ngjashme

Të fundit