10.8 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Rashford do të qëndrojë në United, konfirmon Ten Hagu

- Advertisement -

Erik ten Hag ka konfirmuar se Manchester United planifikon të mbajë Marcus Rashford pavarësisht përfitimeve të mundshme financiare nga shitja e tij.

Ten Hag theksoi rëndësinë e Rashford për projektin e klubit, duke riafirmuar angazhimin e tyre ndaj tij.

“Ne nuk ia rinovuam kontratën sezonin e kaluar për pesë vjet me synimin për ta shitur atë tani”, tha Ten Hag në një konferencë për shtyp të premten.

“Ai duhet të jetë pjesë e këtij projekti. Nuk është një temë për të cilën nuk flasim.”

Ndryshe, Rashfordi dhe Ten Hagu kanë pasur një krisje të raporteve, me sulmuesin anglez që mori pjesë në një ndejë deri në orët e para të mëngjesit duke mos njoftuar.

Që nga ajo kohë thuhet se raportet mes dy palëve nuk kanë qenë të mira.

Sulmuesi anglez këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar gjashtë të tjerë në 34 paraqitje në të gjitha garat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit