3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Rashford: 100 gola për këtë klub të veçantë

- Advertisement -

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford reagon pasi arriti golin numër 100 me ‘Djajtë e Kuq’.

United mbrëmë mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, pasi mposhtu 1:0 falë golit të Rashford West Ham United.

Me golin e shënuar mbrëmë anglezi shkoi në kuotën e 100 golave me ‘Djajtë’.

Rashford postoi një mesazh emocionues për tifozët e Manchester United në mediat sociale pasi shënoi golin e tij të 100-të për klubin.

“100 gola për këtë klub të veçantë!” ka shkruar Rashford.

“Kam qenë këtu që kur isha shtatë vjeç dhe kalova në çdo grupmoshë dhe luajta në çdo fushë, kështu që dua të falënderoj të gjithë stafin, familjen time dhe shokët e skuadrës që kanë ndihmuar për të bërë të mundur këtë arritje”, përfundoi ai.

Rashford ka arritje mbresëlënëse në 318 ndeshje për ‘Djajtë e Kuq’.

Ai shënoi dy herë në debutimin e tij në Europa Ligë kundër skuadrës daneze Midtjylland në shkurt 2016 dhe që atëherë e ka vendosur veten si një nga yjet më të mëdhenj të United.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit