Një 20-vjeçare, Marija Taseva, e cila mbeti e lënduar nga zjarri që përfshiu një klub nate në Koçan, ka rrëfyer momentet e panikut. Ajo përshkroi skenat kaotike teksa të gjithë përpiqeshin të shpëtonin nga flakët.
“Të gjithë nisën të vraponin jashtë. Të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë apo jo, përfundimisht në Shkup”, tha ajo,
Taseva rrëfeu gjithashtu se gjatë daljes nga klubi, ajo u rrëzua dhe u shtyp nga turma, duke përjetuar momente të tmerrshme. Ndërkohë, babai i saj tha se familja është ende në kërkim të vajzës tjetër, 25 vjeçe, për të cilën nuk kanë asnjë informacion.
“Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht isha në tokë me fytyrë”, tha Taseva.