9.2 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Raportuesi Terras kërkon njohjen e Kosovës nga pesëshja evropiane

- Advertisement -

Një paralajmërim serioz e tha raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Ka të bëjë me një fushatë, që ish-gjenerali i Ushtrisë së Estonisë, planifikon të nisë në raport me Sllovakinë, Spanjën, Greqinë, Rumaninë dhe Qipron.

Këto pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin shtetësinë e Republikës kosovare, andaj Terras do tentojë të ua ndërrojë qëndrimin.

Këtë nismë të raportuesit në PE, ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, e konsideron të rëndësishme.

Në raport me Bashkimin Evropian, Kosova ka Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, kurse ka ngecje të mëdha rreth marrjes së statusit të vendit kandidat.

Për këtë, aplikimi u bë në dhjetor 2022- por nga atëherë nuk ka asnjë lëvizje nga Brukseli.

Kosovën shtet të pavarur e sovran e kanë njohur deri tani 119 shtete. E fundit njohje erdhi më 13 prill nga Sudani. /KlanKosova/

Të ngjashme

Të fundit