22.9 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Raportohet se Trumpi është mirë, deklarohet edhe Shërbimi Sekret

- Advertisement -

 

Shërbimi Sekret ka dalë me një deklaratë pas incidentit në tubimin e Trumpit. Në deklaratë thuhet se ish-presidenti amerikan është i sigurt.

“Një incident ndodhi në mbrëmjen e 13 korrikut në një tubim të Trumpit në Pensilvani. Shërbimi Sekret ka zbatuar masa mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt. Ky tani është një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe të dhëna të mëtejme do të lëshohen kur të jenë në dispozicion” – thuhet në deklaratën e Shërbimit Sekret të ShBA-së.

_________________________

Zëdhënësi: Trumpi është mirë

Zëdhënësi i ish-presidentit Donald Trump, Steven Cheung, tha se Trumpi “është mirë”.

“Presidenti Trump i falënderon organet e sundimit të ligjit dhe reaguesit emergjentë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të neveritshëm. Ai është mirë dhe po kontrollohet në një object mjekësor lokal. Më shumë hollësi do të pasojnë” – tha Cheungi në një deklaratë.

Ndërkohë raportohet se presidenti Joe Biden ka pranuar një raport fillestar rreth incidentit në tubimin e rivalit të tij, sipas Shtëpisë së Bardhë.

__________________________

Agjentët e Shërbimit Sekret të ShBA-së e larguan shpejt nga skena e një tubimi ish-presidentin dhe kandidatin për zgjedhjet presidenciale, Donald Trump, në Butler të Pensilvanisë, pasi ai u rrëzua në skenë dhe u dëgjuan të shtëna me armë.

“Fox News” raporton se të shtënat u duk se nisën pak pas fillimit të fjalimit të Trumpit në një tubim të shtunën në mbrëmje.

Pasi ish-presidenti u rrëzua, agjentët e Shërbimit Sekret e ndihmuan që të qëndronte në këmbë dhe shihej se ai kishte gjak në fytyrë.

Ai po i brohoriste diçka turmës dhe e ngriti grushtin lart.

Më pas, Trumpi u fut në një automjet dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha në rrjetin X se ai “po lutet për Presidentin Trump”, disa momente pasi ish-presidenti u largua nga skena, pasi ishte lënduar në incident.

Agjentët e Byrosë së Alkoolit, Duhanit dhe Lëndëve Shpërthyese janë rrugës për të asistuar në tubimin e Trumpit, sipas një zëdhënësi.

Të ngjashme

Të fundit