2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Raportohet se Trumpi do ta emërojë Rubion sekretar të Shtetit

- Advertisement -

Deri të hënën në mbrëmje nuk qe e qartë nëse Trumpi ia kishte ofruar formalisht pozitën Rubios, raporton televizioni i njohur amerikan.

Deri në mëngjes, sipas njërit prej burimeve, besohej se Trumpi po anonte nga ish-emisari për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, por gjatë rrjedhës së ditës, ai e ndryshoi parapëlqimin, duke e zgjedhur Rubion, pas një numri bisedash dhe telefonatash me aleatë të senatorit nga Florida.

Grenelli më parë ka qenë edhe ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe ushtrues detyre i drejtorit për inteligjencë kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Derisa të bëhet një ofertë formale, tha një burim tjetër, Trumpi mund ta ndërrojë mendjen.

Për emërimin e mundshëm të Rubios në pozitën e kryediplomatit amerikan e para raportoi gazeta “The New York Times”.

Emri i Rubios është përmendur edhe më parë si kandidat i mundshëm për nënpresident të ShBA-së.

Disa burime të afërta me procesin i kanë thënë televizionit CNN se Rubio kishte bërë të qartë se ishte i interesuar për t’u bërë pjesë e kabinetit të Trumpit, nëse do t’i ofrohej roli i duhur.

Duke e marrë parasysh përvojën e tij në politikën e jashtme dhe duke ditur që ai është pjesë e Komisionit të Senatit për Inteligjencë dhe e Komisionit për Marrëdhënie të Jashtme, Departamenti i Shtetit duket i përshtatshëm për të.

Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara në nëntor të vitit 2018, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në vargun e disa takimeve, ishte takuar edhe me senatorin Rubio.

Sipas një njoftimi në uebfaqen zyrtare të Presidencës së Kosovës, publikuar më 29 nëntor 2018, disa ditë para se Kuvendi i Kosovës ta miratonte transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

“Për transformimin e FSK-së dhe për dialogun me ndërmjet Kosovës e Serbisë, presidenti Thaçi ka biseduar edhe në takimin e zhvilluar me senatorin republikan Marco Rubio” – thuhej në njoftimin e Presidencës.

“Biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Në të gjitha këto çështje, Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve”, ka thënë presidenti Thaçi” – thuhej më tej./Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit