Home Lajme Raportohet se Sibel Halimi ka dhënë dorëheqje nga LDK

Raportohet se Sibel Halimi ka dhënë dorëheqje nga LDK

0
Raportohet se Sibel Halimi ka dhënë dorëheqje nga LDK

Sibel Halimi, që deri më sot ushtronte postin e zëdhënëses në Lidhjen Demokratike të Kosovës, raportohet se ka dhënë dorëheqje.

Burime të Paparaci brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë treguar mediumit se Halimi ka dhënë dorëheqje të martën.

Të martën gjatë ditës është raportuar në media se dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë edhe nënkryetarja Shqipe Mjekiqi.

Të dy këto dorëheqje nga partia e Lumir Abdixhikut vijnë pak para zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik.

Halimi ka qenë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt nga LDK-ja, ndërsa më pas u emërua zëdhënëse e subjektit politik

Exit mobile version