17.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Raportohet se Radojiçiq e ka rrahur kryetarin e komunës paralele të Mitrovicës së Veriut, ky mbetet në gjendje të rëndë

- Advertisement -

Milan Radojiçiq i Listës Serbe, i dyshuar për disa vepra kriminale, dyshohet se ka rrahur kryetarin e komunës paralele të Mitrovicës së Veriut, Aleksandër Spiriq.

“RTV Dukagjini” raporton se Spiriq është rrahur “brutalisht” nga Radojiçiq.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, ndërkohë që nga të njëjtat burime nga organet e sigurisë konfirmohet se Aleksandër Spiriq është dërguar në malet e Kopaunikut dhe atje është rrahur brutalisht nga ana e Milan Radojçiqit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak se Radojçiq e ka rrahur Aleksandër Spiriqin për interesa financiare, por edhe pse është takuar me persona që për nënkryetarin e Listës Serbe, konsiderohen të dyshimtë.

Ndërkohë, Aleksandër Spiriq është duke u trajtuar diku në një spital në Serbi dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Milan Radojçiq, është vendosur në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të ShBA-së. Po ashtu, ai dyshohet të ketë dorë në vrasjen e politikanit serb, i cili jetonte në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Grupi i Radojçiqit dyshohet të jetë i përfshirë në krime të ndryshme, përfshirë trafikimin e drogës, armëve dhe naftës në veri të Kosovës.

Edhe pse dyshohet për vrasje e krime të ndryshme, Radojçiq vazhdimisht mbrohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit