22 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Raportohet se Posta e Kosovës merr në posedim objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë

- Advertisement -

Posta e Kosovës raportohet se është duke kryer procedurat për marrjen në posedim të objektit në Graçanicë.

Siç raportohet në media, në këtë objekt deri në fillim të këtij viti ka funksionuar ilegalisht Posta e Serbisë.

Sipas informacioneve ky objekt ka qenë pronë e ndërmarrjes së komunikacionit Posta, Telegrafia dhe Telefonia (PTT), dhe që në muajt e fundit janë përfunduar procedurat kadastrale për kalimin e saj si pronë e Postës së Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit