13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Raportohet se policët e bllokuar në veri, janë zhvendosur në stacionin e Leposaviqit

- Advertisement -

Katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, të cilët ishin të bllokuar për katër ditë rresht në veri, raportohet se kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit.

Siç mëson Paparaci ata janë duke qëndruar në Stacionin Policor të Leposaviqit me pjesëtarë të tjerë të policisë.

Të mërkurën është raportuar se katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Prizrenit, kishin mbetur të bllokuar në mes të dy barrikadave në rrugën që shkon në pikën kufitare në Jarinje.

Në anën tjetër, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga 6 dhjetori, teksa janë regjistruar disa incidente të armatosura.

Më 10 dhjetor, serbët lokalë ngritën barrikada në veri në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi më 12 dhjetor se Pantiqit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ai dyshohet për “kryerjen e veprës penale terroriste”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Pantiq “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “janë sulmuar zyrtarë e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit