9.2 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Raportohet se Kurti është pajtuar ta propozojë Osmanin për presidente

- Advertisement -

Duke u thirrur në burime brenda Presidencës, autori i emisionit “Pressing” në T7, Leonard Kerquki, bëri të ditur se është arritur një marrëveshje mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe presidentes Vjosa Osmani.

Kerquki tha Kurti ka pranuar zyrtarisht që ta propozojë sërish Osmanin për një mandat të dytë në krye të shtetit.

“Sipas disa informatave që unë i kam të afërta me presidenten aktuale, tashmë thuhet që është arritur marrëveshja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti do ta propozojë sërish Vjosa Osmanin për presidente të Republikës…”, tha Kërquki.

Nacionale ende nuk ka arritur ta konfirmojë në mënyrë të pavarur këtë raportim.

Të ngjashme

Të fundit