Katër policë të njësisë speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës, sepse në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me Dimal Bashën.
Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar.
Policia ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar.
Postimi i plotë i Lirim Mehmetaj:
Çfarë skandali…
Katër policë, njësi speciale të Njësisë së Reagimit të Shpejt, qenkan suspenduar nga Policia e Kosovës vetëm se në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me Dimal Bashën.
Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar nga dezertori Xhelal Sveçla.
Qysh more përjashtohen policët specialë?
A e dini more sa kohë, para e mund kushton me ndërtu një polic special që ti pastaj me përjashtu për Dimal Bashën, i cili me dokument ka dal duke gënjyer botën se UÇK-ja është financu nga paratë e drogës e krimit.
I kujt është ky shtet o vëlla. I Dimal Bashës a?