17.3 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Raportohet se Izraeli ka kryer sulme të reja thellë brenda Iranit

Raportimet janë Iranit tregojnë se Izraeli i ka përtërirë sulmet kundër këtij shteti, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Në një video të publikuar në rrjetin X shihet tym i madh i zi duke u ngritur në qytetit Mashhad, pas një sulmi izraelit ndaj qytetit që shtrihet në pjesën verilindore të Iranit.

Ky do të ishte sulmi më i thellë brenda territorit iranian që nga fillimi i luftimeve të premten.

Agjencia e lajmeve “Tasnim” raporton se Izraeli gjithashtu bombardoi një ndërtesë të zjarrfikësve në Musiyan, në provincën perëndimore të Ilam-it, duke publikuar një video ku shihej tymi duke dalë nga objekti.

Agjencia e lidhur me Rojat Revolucionare të Iranit tha se një sulm tjetër ka ndodhur në Kermanshah, duke pretenduar se nga sulmi u dëmtua një spital. U publikuan pamje të xhamave të thyer, tavaneve të shembura dhe dëmeve në dhomat e pacientëve.

Të ngjashme

Të fundit