7.6 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

Raportohet se ish-ministri i arrestuar është Fadil Ismajli – emrat e zyrtarëve tjerë

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka realizuar një aksion arrestimesh lidhur me dyshimet për keqpërdorime serioze në proceset e shpronësimit, raporton Sinjali.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, në kuadër të këtij rasti janë arrestuar: Jovica Mitrovic,Fadil Ismajli, Shaban Terbunja, Goran Lazic, Bedri Dibrani, dhe Nexhmije Karaqi.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti lidhet me dyshime për veprime të organizuara dhe përfitime të kundërligjshme gjatë procedurave të shpronësimit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare, shkruan Sinjali.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pritet që ndaj tyre të zhvillohen veprime të tjera hetimore, përfshirë intervistimin dhe caktimin e masave procedurale.

Të ngjashme

Të fundit