Ilir Meta ka dalë sot përpara Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në burg për tri vepra penale.
Sipas burimeve të Panoramas, Ilir Meta është përplasur me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Sotir Kllapi.
Sipas dëshmitarëve, ndonëse seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, Meta është dëgjuar të flasë me tone të larta para prokurorëve dhe gjyqtarëve që firmosën për arrestimin e tij.
Mësohet se ish-Presidenti ka hedhur akuza ndaj tyre. Ndërkohë seanca ndaj Ilir Metës dhe 3 personave të tjerë nën hetim, Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku është shtyrë për në orën 13:30.
Avokatët dhe 4 të akuzuarit kanë kërkuar që të njihen me aktet e dosjes.