26.9 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Raportohet se Ilir Meta është larguar nga vendi, Sali Berisha: Nuk mund të them se ku është, nuk kam folur që nga e shtuna

- Advertisement -

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë për “Opinion” të Blendi Favziut ka thënë se nuk ka biseduar me aleatin e tij Ilir Meta që prej të shtunës së 21 Tetorit, kur SPAK e akuzoi për korrupsion pasiv.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Berisha u pyet nëse ka dijeni se ku ndodhet Ilir Meta, pasiqë u raportua se është arratisur.

Intervisa:

Blendi Fevziu: A keni folur me Ilir Metën për këtë çështje?

Sali Berisha: S’më ka rënë puna këto ditë me fol.

Blendi Fevziu: A e dini ku është Ilir Meta se sot ka gjatë gjithë ditës ka qarkulluar një lajm që z.Meta nuk gjendet në Shqipëri?

Sali Berisha: Të them të vërtetën nuk mund të them se ku është se ai udhëton.

Robert Rakipllari: A keni folur nga e shtuna e këtej?

Sali Berisha: Jo, nga e shtuna e këtej nuk kam folur, nuk kam telefonuar.

Të ngjashme

Të fundit