11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Raportohet se Hill do të vizitojë Luginën e Preshevës

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Beograd, Cristofer Hill, pritet të bëjë një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës në Kosovë, të hënën dhe të martën. Diplomati Hill do të takohet me disa personalitete në këtë zonë, duke filluar me Komunën e Bujanocit, ku pritet të takojë Kryetarin e Komunës së Preshevës, Nagip Arifi dhe deputetin shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi.

Ai do të vazhdojë vizitën e tij në Komunën e Preshevës, ku pritet të takojë kryetarin Arifi.

Sipas burimeve të Paparacit, ambasadori amerikan Hill do të jetë mysafir edhe në Televizionin Lokal “Aldi” në Preshevë, ku do t’i drejtohet qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Kjo është vizita e parë e Ambasadorit Hill në Luginën e Preshevës, që nga ardhja e tij në krye të Ambasadës Amerikane në Beograd.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit