Dy persona të vrarë dhe dy të plagosur kanë mbetur sot në Gjilan pas disa të shtënave me armë zjarri.
IndeksOnline raporton se viktimat janë babë e bir, ndërsa i dyshuari është Mefail Shkodra.
Konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.
“Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr.”Ibrahim Rugova”. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave dhe dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshuari për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, tha Hashani.