13.3 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Raportohet se Bali Muharremaj i AAK-së për pak sa nuk kaloi në Vetëvendosje javën e kaluar

- Advertisement -

Kryetari komunës së Therandës, Bali Muharremaj i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pretendohet se ka qenë duke aderuar në partinë e Albin Kurtit, në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

Burime të sigurta të Gazeta Metro në qytetin e Therandës, por që janë edhe persona të afërt me kryetarin Muharremaj, kanë thënë se i njëjti në vikendin e kaluar, konkretisht në ditën e diel ka qenë duke aderuar në LVV.

Por çfarë ndodhi që dështoi ky aderim? Burime të njëjta për Gazeta Metro pretendojnë se aderimin e tij në LVV e ka kundërshtuar fuqishëm njëri prej anëtarëve më të fortë të kryesisë në Therandë dhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

 

Sipas këtyre burimeve deputeti në fjalë ka qenë shumë i ashpër me strukturat e LVV’së dhe i njëjti ka thënë ‘fillimisht Muharremaj duhet të shkojë në burg, më pas të aderon në LVV’.

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Therandë ka paditur Bali Muharremaj në prokurori për disa shkelje që sipas tyre janë bërë në komunë.

Gazeta Metro ka kontaktuar kryetarin e Therandës Bali Muharremaj, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.

 

Ndërkaq Gazeta gjithashtu ka kontaktuar edhe me zyrtarë të selisë qendrore në AAK, mirëpo të njëjtit në mënyrë anonime i kanë thënë Metros se nuk janë në dijeni për një aderim të mundshëm të Muharremajt në LVV, madje sipas tyre diçka e tillë nuk është diskutuar fare nga i pari i Therandës me kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj, apo me ndonjë zyrtar tjetër të lartë në qendër.

Në tetor të vitit 2021, Bali Muharremaj u rizgjodh për herë të dytë kryetar i Therandës nga radhët e AAK’së.

Aktualisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës udhëheqë në pesë komuna të Kosovës, mirëpo në rast se këto pretendime të burimeve tona konfirmohen dhe Muharremaj kalon në LVV, atëherë AAK do të mbete me katër komuna.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit