Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës ka realizuar sot një aksion në lagjen Veternik të Prishtinës, ku ka sekuestruar mbi 2 kilogramë substancë narkotike të llojit kokainë.
Gjatë aksionit, disa persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa janë kryer edhe bastisje në disa lokacione të ndryshme, si pjesë e hetimeve për shpërndarje të narkotikëve, raporton Indekonline.
Periskopi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë detaje shtesë lidhur me operacionin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, jemi në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.