Home Lajme Raportohet se aksioni i Policisë në Banjskë përfundon sonte

Raportohet se aksioni i Policisë në Banjskë përfundon sonte

0
Raportohet se aksioni i Policisë në Banjskë përfundon sonte

Aksioni i Policisë e Banjskës së Zveçanit në kërkim të sulmuesve të Policisë së Kosovës është duke vazhduar.

Mirëpo, sipas TëVë1 aksioni i Policisë do të përfundojë sonte, teksa nesër (e mërkure), gjithçka do të jetë e lirë.

“Sipas informacioneve aksioni është duke vazhduar brenda në fshatin Banjskë dhe në Manastir. Mirëpo, të njëjtat burime më kanë thënë që aksioni do të përfundojë sonte dhe gjithçka do të jetë e lirë nesër. Me gjasë gazetarët nesër mund të lejohen të hyjnë më shumë në brendësi të fshatit, nuk kam informacione nëse kemi qasje edhe në Manastir. Në këtë periudhë sa po flasim, kemi qasje vetëm deri në postbllokun e dytë të Policisë së Kosovës ku po monitorojnë gjendjen”, u tha në emisionin “Këndi i Debatit”.

Exit mobile version