Sot gjatë ditës është raportuar nga disa media se në veri janë thyer dhe vjedhur zyrat e UNMIK-ut, në Zubin Potok dhe Leposaviq.
Lidhur me rastin është deklaruar policia.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshani, tha për Klankosova.tv se policia i ka gjetur xhamat e thyera.
Elshani tha se nuk ka ende informacione se çka është vjedhur atje.