Raportohet se para qendrës së votimit në fshati Komoran të Drenasit ka pasur të shtëna me armë zjarri.
T7 raporton se ngjarja po dyshohet të ketë ndodhur për shkak të procesit zgjedhor.
Poashtu thuhet se fillimisht ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave, e pastaj edhe të shtëna me armë.
Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të marrë një përgjigjje edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit ende s’janë deklaruar.