Të shtëna armësh dhe të paktën një shpërthim janë dëgjuar sonte në Zubin Potok.
Në një video të publikuar në faqen e Zubin Potokut në Instagram, dëgjohen të shtëna armësh.
Detajet dhe shkaku nuk dihen ende.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë i të shtënave dhe shpërthimit brenda dy ditësh në Zubin Potok, për të cilin nuk kishte asnjë informacion zyrtar.
Demokracia.com ka tentuar të kontaktojë edhe me Policia e Kosovës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.