Home Lajme Raportohet për përleshje verbale mes kandidatëve të VV-së për deputet në Mitrovicë

Raportohet për përleshje verbale mes kandidatëve të VV-së për deputet në Mitrovicë

0
Raportohet për përleshje verbale mes kandidatëve të VV-së për deputet në Mitrovicë

Gjatë ditës së premte, Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubim në lagjen Iliridë në SHFMU “Migjeni”, ku të ftuar ishin kandidatët për deputet, Jeta Statovci dhe Nasuf Bejta, por të cilëve në këtë takim raportohet se nuk iu dha fjala.

Pas tubimit, sipas “Mitropol”, deputetët Jeta Statovci dhe Nasuf Bejta u përfshinë në një përleshje verbale me kryetarin e VV-së në Mitrovicë, Armend Mujën i cili thuhet se nuk ua dha fare fjalën në tubim, transmeton Klankosova.tv.

Siç raportohet, përleshja u pa nga pjesëmarrësit në tubim.

Ndryshe, siç raporton “Mitropol”, shumë nga ish-mbështetësit e Armend Mujës nga kjo lagje, kanë deklaruar vazhdimisht se Muja nuk është i mirëseardhur në lagjen e tyre dhe kanë thënë se më s’kanë votë për të.

Exit mobile version