-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Raportohet për një tjetër skandal financiar, deputetja Pacolli ndan një reagim me të qeshura të shumta

- Advertisement -

Emri i Fitore Pacollit, po lakohet sonte mbi pretendimet e një tjetër skandali me mjete financiare.

Anise njëri prej zyrtarëve të LDK-së, sonte tha se veç vëllaut edhe daja i Fitore Pacollit përfitoi grante nga Ministria e Bujqësisë, asaj si deputete, duket se nuk i bënë përshtypje aspak këto raportime.

Pacolli megjithatë, ka publikuar disa pamje në një moment pjesëmarrjeje në një ngjarje të një shoqate grash.

Siç shihet në fotografi, por dhe në reagimin e saj të formës së shkruar, ajo duket të jetë plotë disponim meqë përmend të qeshura, duke injoruar në plotëni pretendimet ndaj saj.

”Në shoqatën e grave OJQ Znj Ajshe VITA JETA

Të qeshurat e shumta e ngrohtësia e këtyre zonjave e bëri këtë takim të veçantë. Diskutuam për plotë gjëra. E më e rëndësishmja, edhe pse në moshë të shtyrë, ato ishin ba gati me u angazhu për fitoren e radhës të Kryeministrit Albin Kurtit.

Të gjitha gratë që po i takojmë, edhe pse në moshë të shtyrë, po janë plot energji e pasion që me kontribu për shtetin”, shkruan ajo ndër tjera.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit