-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Raportimi për arrestimin e djalit të axhës, deputeti Thaçi: Secili shkels i ligjit duhet të përgjegjet para organeve të rendit

- Advertisement -

Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme, i dyshuar për pjesëmarrje në një rast të mashtrimit me shitblerje të veturave. Sipas burimeve të Sinjalit, i arrestuari është Fatmir Thaqi, djali i axhës së deputetit të VV-së, Halil Thaçi. Arrestimi i tij ka ndodhur pasi një person ka denoncuar Thaqin për dyshime lidhur me mashtrimin në lidhje me shitjen e një veture.

Në lidhje me këtë rast, gazeta Nacionale ka kontaktuar deputetin Halil Thaçi për një deklaratë rreth rastit. Në deklaratën e dhënë ekskluzivisht për gazetën, deputeti Thaçi mohoj të ketë dijeni rreth raportimit për arrestimit e Fatmir Thaçit.

Ai gjithashtu tha se secili shkels i ligjit duhet të përgjegjet para organeve të rendit.

“Nuk e di nëse është ai apo jo sepse nuk kam raporte me te, vetëm e pash që po citohet emri im në media. Përndryshe secili shkels i ligjit duhet të përgjegjet para organeve të rendit qoftë djali i axhes tim apo kush do qoftë.” – tha Thaçi për Nacionalen.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit