12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Raportimet se është nën hetime, Krasniqi: As që jam ftuar nga ndonjë institucion hetues

- Advertisement -

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas raportimit se të paktën pesë ministra të Qeverisë Kurti, përfshirë vetë ministrin, janë nën hetime nga Task Forca kundër korrupsionit në kuadër të Policisë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se deri tani nuk ka qenë në dijeni e as që është ftuar nga ndonjë institucion hetues.

“Sapo e kuptova nga portali ‘Betimi për Drejtësinë’, që qenkam nën hetime. Deri më tani nuk kam qenë në dijeni e as që jam ftuar nga ndonjë institucion hetues. Ajo për çka jam i sigurt është që për herë të parë komunitetet po mbështeten seriozisht nga Qeveria. Ligji, transparenca dhe puna e ndershëm është baza e çdo vendimi tim. Mbesim të përkushtuar për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve e në veçanti atyre që kanë më së shumti nevojë”, ka shkruar ai.

Sipas “Betimit për drejtësi”, Krasniqi po hetohet nga Task Forca, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak se dyshohet se në një rast ku në mënyrë të kundërligjshme rreth 300 mijë euro janë shpenzuar për projekte për minoritetet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit