Gjatë ditës së sotme u rapotua se Gjykata Speciale ka arrestuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala.
Për Lajmi.net ka folur Flakron Shala, djali i tij. Ai ka thënë se ai vetëm është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.
Lajmi.net ka dërguar pyetje në drejtim të Gjykatës Speciale për të marrë më shumë informata lidhur me këtë rast.
Operacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) Christopher Bennett, por, pa dhënë detaje.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejshme”, ka thënë Bennett
Haxhi Shala i njohur me nofkën e luftës si “Komandant Topi” ishte ftuar edhe më parë për intervistim nga Gjykata Speciale.