24 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Raportimet për artikullin e Bashës kundër UÇK-së, Miftaraj: Pse o Dimal kundër vlerës më të madhe që ka shqiptaria?

- Advertisement -

Gazetari Besnik Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një artikull të publikuar në 2012, ku tani kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ‘‘po dezinformonte botën’’ duke thënë se fondet për UÇK-në vinin nga trafikantë droge.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ehat MIftaraj nga IKD.

Ai ka pyetur Bashën se pse kundër vlerës më të madhe që ka shqiptaria.

“Kuku Dimal kryetari! Po pse kundër UÇK? Pse këta skenar të poshtër kundër vlerës më të madhe qe ka pas shqiptaria?   Ani ky na mbante moral per patriotizëm.  Ec e besoju tash ketyre patriotave me bateria? Albin a je krenar?  A e ndien veten përgjegjês?  P.S. Le te shpresojme se ka ndonje gabim ose te lutemi se nuk eshte i vertete punimi “shkencor” I Dimalit”, ka shkruar Miftaraj.

Të ngjashme

Të fundit