6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Raporti preliminar i testimit në urë, Durmishi: Ura e Ibrit është stabile, qëndrueshme dhe funksionale

- Advertisement -

Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se kanë marr raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër.

Siç thotë Durmishi ura mbi Lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

Postimi  i plotë:

Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale

Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.

Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit