Situata politike në vend po konsiderohet se po penalizon Kosovën në tërheqjen e investimeve të huaja.
Kjo sipas një raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku krahas kësaj theksohet prezenca e korrupsionit dhe ngecja në sundimin e ligjit.
Për këto tri elemente, konsiderohet se Departamenti Amerikan është treguar i butë në raportin ndaj Kosovës.
Njohësi i çështjeve të sigurisë Bedri Elezi, thotë se një raport më i vrazhdë mund të dalë brenda këtij viti.
E analisti politik Visar Xani thotë institucionet kosovare duhet të marrin seriozisht raportin dhe të punohet konform të gjeturave.
Në këtë dokument ndër të tjera, përmendet edhe shkalla e lartë e papunësisë, që njëherit konsiderohet ndër shqetësimet më të mëdha.
E poashtu theksohen edhe problemet e vazhdueshme me Serbinë, dhe mungesa e njohjes nga shumë vendeve dhe organizatave ndërkombëtare.