-9.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Raporti për Kosovën, analistët vlerësojnë se Departamenti Amerikan i Shtetit është treguar i butë

- Advertisement -

Situata politike në vend po konsiderohet se po penalizon Kosovën në tërheqjen e investimeve të huaja.

Kjo sipas një raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku krahas kësaj theksohet prezenca e korrupsionit dhe ngecja në sundimin e ligjit.

Për  këto tri elemente, konsiderohet se Departamenti Amerikan është treguar i butë në raportin ndaj Kosovës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë Bedri Elezi, thotë se një raport më i vrazhdë mund të dalë brenda këtij viti.

E analisti politik Visar Xani thotë institucionet kosovare duhet të marrin seriozisht raportin dhe të punohet konform të gjeturave.

Në këtë dokument ndër të tjera, përmendet edhe shkalla e lartë e papunësisë, që njëherit konsiderohet ndër shqetësimet më të mëdha.

E poashtu theksohen edhe problemet e vazhdueshme me Serbinë, dhe mungesa e njohjes nga shumë vendeve dhe organizatave ndërkombëtare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit